Të mirat e kafesë së gjelbër

Është një pije e cila ju ndihmon të hiqni kilogramët e tepërt.

Lifestyle

07/02/2015 19:23

Kafeja e gjelbër është një pije që kohët e fundit po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar. Ajo është një pije e cila ju ndihmon të hiqni kilogramët e tepërt.

Sipas një studimi të realizuar nga Shoqata Amerikane e Kimistëve, kafeja e gjelbër mund të ndihmojë personat me paradiabet që të dobësohen, por poashtu mund të reduktojë nivelin e sheqerit në gjak tek personat që tashmë janë të sëmurë nga sëmundja e sheqerit.

Efektin e dobishëm ia përshkruajnë përbërësit aktiv të acidit klorogjenik, i cili pengon glukozën 6-fosdatazë në qeliza, ndërsa kjo do të thotë që yndyrat përdoren për krijimin e energjisë, në vend se të ruhen në trup.

Ata kanë theksuar një problem të lidhur me konsumimin e përhapur të kafesë së gjelbër: temperatura e lartë gjatë pjekjes së kokrrës së kafesë së gjelbër shkakton shpërbërjen e pjesës së madhe të acidit klorogjenik.

Kjo do të thotë se për të marrë përfitimet e plota shëndetësore është e nevojshme që të konsumohet ekstrakti i koncentruar i kafesë së gjelbër të papjekur. /ikub