Të gjithë flasin për temperaturat e ulta, ajri në Prishtinë vazhdon të jetë i ndotur

Prishtina po vazhdon të ketë ajrin e ndotur edhe në këto temperatura të ulëta.

Lajme

08/01/2019 09:05

Prishtina edhe më tutje po vazhdon të përballet me ndotje të lartë të ajrit, shkruan lajmi.net.

Edhe mëngjesin e sotëm prishtinasit janë përballur me ndotje të ajrit.

Në bazë të matjeve të fundit që i ka bërë matësi i Ambasadës Amerikane për cilësinë e ajrit, në ora 08:00 ndotja ka arritur 139 PPM.

Kjo shkallë e ndotjes llogaritet të jetë jo e shëndetshme, shkruan lajmi.net.

Madje kjo masë e ndotjes së ajrit është shumë e pashëndetshme për të rriturit dhe fëmijët që kanë probleme me sëmundje të frymëmarrjes.

Preferohet që këta persona të kufizojnë daljet e tyre në natyrë. /Lajmi.net/