Të dobët në matematikë? Fajësojeni nënën tuaj

Hulumtuesit kanë gjetur se fëmijët, nënat e të cilëve kishin nivele të dobëta të hormoneve thiroksine, janë dy herë më të prirur për të qenë të dobët në matematikë.

Lifestyle

22/09/2014 21:12

Nëse gjithmonë keni qenë të dobët në matematikë dhe nuk keni qenë në gjendje të zgjedhni detyra, ju mund ta fajësoni nënën tuaj për këtë.

Sepse hulumtuesit kanë gjetur një lidhje në mes të niveleve të hormoneve të grave gjatë shtatzënisë së tyre dhe aftësitë e fëmijëve në moshën pesë vjeçare, transmeton Lajmi.net. 

Vajzat dhe djemtë, nënat e të cilëve kishin hormone të dobëta thiroksine, ishin dy herë më shumë më të prirur për të qenë të dobët në testet e matematikës, gjetën hulumtuesit.

Thiroksina, e cila kalon nga nëna në beben, është vendimtare për zhvillimin e trurit. Hulumtuesi Martijn Finken studioi 1,200 fëmijë prej se ishin në bark të nënës e deri filluan të shkonin në shkollë.

Ai i mati nivelet e thiroksinës tek nënat përgjatë 12 javëve të shtatzënisë dhe i krahasoi rezultatet me arritjet e fëmijëve pesë vjeçar në testet e matematikës dhe të gjuhës.

Ata të cilët u ishin ekspozuar niveleve të dobëta të thiroksinës përderisa ishin në bark të nënës, ishin 90% më të prirur për të mbetur prapa në testet e matematikës, transmeton Lajmi.net.

Interesante ishte që këto nivele të hormoneve nuk kishin lidhje me aftësitë e fëmijës në gramatikë dhe aftësitë e përgjithshme të gjuhës.

Kështu që nëse fëmija juaj është i dobët në matematikë është për shkak të këtyre hormoneve.