Të dhënat e fundit: 13 të vdekur dhe mbi 100 të lënduar nga sulmi në Barcelonë

Ministri i Brendshëm katalan, Joaquim Forn, ka thënë se 13 persona janë vrarë dhe mbi 100 janë të lënduar në sulmin e Barcelonës.

Bota

17/08/2017 23:32

Ai shtoi se numri i viktimave mund të rritet në orët e ardhshme pasi ka një numër të madh të të lënduarve rëndë, transmeton lajmi.net.

Deri më tani janë arrestuar dy persona që po dyshohen që janë të përfshirë në sulmin terroristë. ISIS ka marrë përgjegjësin për sulmin.

La Rambla, është zona më e frekuentuar në Barcelonë, dhe një nga destinacionet kryesore turistike në qytet këmbësorët lëvizin në mes të rrugës kur furgoni u përplas në ta.

Sulmuesi është identifikuar nga policia dhe ai është Driss Oukabir me prejardhje nga Markou, ai ka iku menjëherë pas sulmit, teksa policia është në kërkim të tij. /Lajmi.net/