Talljet e Labinot Tahirit, tash në dyshim nëse do ta votojë demarkacionin

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, ka thënë për Klan Kosova se ai nuk është më i sigurt nëse do të votojë pro marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Lajme

20/03/2018 17:55

Tahiri është një nga deputetët që ka qenë pro Demarkacionit, por tash ka thënë se nuk është më i sigurt, pasi kalimi i demarkacionit po varet edhe nga votat e Listës Serbe.

Deri sot kam qenë pro Demarkacionit, por tash nuk e di meqë nuk po varet vetëm nga vota shqiptare, ka deklaruar Tahiri.