Takimi i Nikoliqit dhe shefes së EULEX-it përfundoi me përplasje të ashpër verbale

Zyra për informim e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq informoi se sot, pavarësisht nga përpjekja për të arritur marrëveshje me përfaqësuesit e Misionit të EULEX-it në Kosovë, një gjë e tillë nuk ka ndodh.

Lajme

17/11/2016 18:34

Prandaj, është thënë nga mediat serbe se shërbimi për shtyp i EULEX-it nuk ka qenë në gjendje të jap detaje të tjera rreth takimit të sotëm mes Nikoliqit dhe Shefes së Misionit të EULEX-it Alexandera Papadopulo.

Sipas deklaratës, Nikoliqi dhe shefja e EULEX-it kanë biseduar më shumë se një orë, por stafi i Misionit në “mënyrë jashtëzakonisht të pafytyrë dhe të papërshtatshme nuk ka lejuar që deklarata e shefit të tyre të bëhet publike.”

“Kabineti i Presidentit të Serbisë nuk ka fshehur aktivitetet e Presidentit dhe pikëpamjet e tij politike nga mediat dhe qytetarët e Serbisë dhe do të vazhdojë të punojë”, thotë deklarata për shtyp e presidentit i cili shton se, si rezultat, publiku mund të informohet vetëm për atë çfarë tha presidenti Nikoliq në takimin e lartpërmendur, transmeton lajmi.net.

Sa i përket deklaratës së Aleksandra Papadopulos, zyra për media e presidentit të Serbisë rekomandon që mediat t’i drejtohet EULEX-it në Kosovë.

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq, tha se ka theksuar rëndësinë e Misionit të EULEX-it dhe kontributin e tyre në ruajtjen e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Politika e mosnjohjes së shpalljes në mënyrë të njëanshme të pavarësinë e Kosovës ka ngadalësuar rrugën e integrimit evropian të Serbisë. Megjithatë, ne do të vazhdojmë dialogun me shqiptarët”, theksoi ai.

Sipas tij, është ngritur çështja e një gjykimi të drejtë dhe transferimin e atyre që janë dënuar padrejtësisht në burgje ku nuk ka garanci se serbët kanë një trajtim të civilizuar.

EULEX: No comment

Nga ana tjetër, mediat serbe thonë se misioni i EULEX-it nuk ka asnjë koment për deklaratën me presidentin e Serbisë. I pyetur se pse nuk ka pasur harmonizim të qëndrimeve për një deklaratë të bisedimeve, zëdhënësja e EULEX-it, Dragana Solomon i ka thënë  Tanjugut: “Ne nuk kemi asnjë koment.” /Lajmi.net/