Takimi i papritur mes Stresit dhe Saimir Tahirit, ja çfarë ndodhi

Reperi Sresi njihet edhe për deklaratat politike që bën shumë shpesh në rrjete sociale.

ShowBiz

21/04/2018 10:21

Një person të cilin Stresi duket që nuk e ka fare në qejf është ministri Saimir Tahiri, shkruan lajmi.net.

Pas “konfrontimeve” virtuale, reperi ka takuar ministrin në emisionin e Arian Çanit, derisa njëri po hynte në studio e tjetri po dilte.

Saimiri e përshëndet Stresin me “Si je, si kalove, mirë je?”, gjersa ky i fundit po nxitonte për të hyrë në studio.

“Kur te flet para ish ministri sa i sjellshem”, ka shkruar reperi mbi fotografi, ndërsa kujtojmë që këto ditë Stresi ka qenë kryetemë e medieve rozë, për shkak të arrestimit për konsumim kokaine në publik. /Lajmi.net/