Takim pas takimi, njëherë me Mogherinin pastaj me Avramopulos

Delegacioni kosovar do të arrijë rreth orës 08:30 në ndërtesën e BE-së për takimin me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, i cili do të fillojë në 08:45.

Lajme

18/07/2018 09:48

Pjesë e këtij delegacioni të prirë nga presidenti Hashim Thaçi, janë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli e Dardan Gashi.

Pas këtij takimi, Mogherini do të takohet edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ndërkaq më pas do të takohet me të dy presidentët, atë kosovar dhe serb.

Ndërsa, në orën 17:00, delegacioni nga Kosova pritet të takohet me eurokomisarin për Migrim, Dimitris Avramopulos, ku pritet që kosovarët ta marrin lajmin për viza.

Përmes intensifikimit të dialogut Prishtinë-Beograd, po synohet që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse ku Kosova pritet ta ketë më në fund ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.