Tahiri takon Haradinajn, paralajmëron se po bëhet Ligji për Prishtinën

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka paralajmëruar se Ligji për Prishtinën po bëhet realitet. Kandidati i dikurshëm i AAK-së për kryetar të kryeqytetit kosovar ka takuar sot kryeministrin Ramush Haradinaj, për ta përgëzuar për vendimin që të procedohet ky ligj.

Lajme

21/09/2017 22:23

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka shprehur optimizmin e tij që ky ligj, pas miratimit nga Qeveria Haradinaj, do të procedohet me shpejtësi edhe nga Kuvendi i Kosovës.

“Ka qenë dhe është e papranushme që Prishtina të ketë statusin e komunës sikurse 37 komunat tjera”, ka vlerësuar Tahiri.

Shkrimi i plotë i Tahirit në Facebook:

Ligji i Prishtinës po bëhët realitet!

Sot pata nderin të takoj Kryeministrin dhe ta përgezoj për vendimin që të procesohet Ligji për Prishtinën.

Unë, si në kapacitet profesional e edhe si kandidat për kryetar tash e gati një dekadë, kam punuar dhe lobuar që ky Ligj të kalojë.

Falënderoj të gjithë që kanë qenë në grup punues, kolegë nga komuna e Prishtinës, MAPL, projekti DEMOS, ministritë e linjës dhe Instituti KLGI për angazhimin dhe punën e tyre.

Shpresoj që pas miratimit në qeveri edhe kuvendi të procedojë me shpejtësi.

Ka qenë dhe është e papranushme që Prishtina të ketë statusin e komunës sikurse 37 komunat tjera. Ndërkaq, sipas Kushtetutës (Kapitulli I – dispozitat themelore) i njihet statusi kryeqytet (Neni 13 – pika 1 dhe 2 Kryeqyteti) dhe del si obligim për rregullim me Ligj të veçantë.

Prandaj, e them me përgjegjësi të plotë se fryma Kushtetuese dhe Ligjore e njeh statusin e kryeqytetit. Përderisa rregullimi i deritanishëm ligjor e ka njohur organizimin vetëm si komunë, mund të thuhet se një përkufizim i tillë më shumë ishte simbolik dhe trashëgimi sesa status real rregullativ dhe ligjor.

Urime qytetarë të Prishtinës

Urime Kosovë