Të rinj amerikan protestojnë me këngë për mospunën e Kuvendit të Shqipërisë (Video)

Rreth 80 të rinj amerikanë nga “Kori i Kolegjit të Masterit” të Kalifornisë, kanë kënduar sot para Kuvendit të Shqipërisë disa këngë patriotike.

Lajme

14/05/2015 15:22

Ky mini-koncert i tyre nuk ishte i rastësishëm, por u bë me qëllim ndërgjegjësimin e deputetëve shqiptarë në mënyrë që ata të punojnë për mirëqenien e popullit shqiptar.

Shqipëria nuk është vendi i parë që ata kanë zgjedhur për të përcjellë një mesazh të tillë përmes këngës, pasi organizatorët tregojnë se çdo vit ata përzgjedhin një shtet të caktuar, ku përcjellin mesazhe të tilla paqe, mirëkuptimi dhe dialogu.

Të rinjtë kanë interpretuar Himnit tonë Kombëtar dhe disa këngë të njohura shqiptare si: Xhamadani vija-vija. Edhe pse ky aktivitet ishte tepër emocionues për t’u dëgjuar, asnjë nga deputetët e Kuvendit nuk qëndroi për t’i ndjekur, qoftë për kënaqësi, apo edhe për të marrë mesazhin që kërkonte të përcillte grupi i korit të amerikanëve.

Të vetmit që kanë duartrokitur dhe i kanë ndjekur me endje ishin gazetarët dhe një pjesë e administratës së Kuvendit, shkruan KosovaPress.

YouTube player