Super-kompjuteri 2 mijë dollarësh i nënkryetarit të Komunës së Prishtinës (Foto)

Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu është përkujdesur që zyrën e tij në Komunë ta pajisë me një super-kompjuter.

Lajme

14/09/2015 08:39

Gjatë një emisioni të realizuar nga RTK-ja ku flitej për problemet në Trafikun Urban, në sfond shihej një kompjuter i kompanisë i kompanisë së njohur amerikane Apple, raporton Indeksonline.

Pas një hulumtimi të shkurtër në internet, mësohet se bëhet fjalë për modelin Apple iMac Reina 5K display – 27 inç LED.

Ky lloj i kompjuterit kushton hiç më pak se 2 mijë e 149 dollarë.

Dhe nëse kihet parasysh se kriteret për furnizim me kompjuterë përcaktojnë ofertat me çmim më të lirë, atëherë ky mund të cilësohet si luks me paratë e popullit.

aa

aaa