Siguria në trafikun rrugor, Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media

Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë për media, e cila i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor.

Lajme

07/06/2021 17:24

Për gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor, planifikimet operacionale dhe angazhimet policore do të flasin përfaqësues të lartë të Policisë së Kosovës.

Lidhur me lokacionin dhe kohën e planifikuar për këtë konferencë do të njoftoheni nesër, thuhet në njoftim.

Ditëve të fundit në rrugët e Kosovës ka pasur aksidente me fatalitete, ku vetëm dje janë regjistruar pesë viktima, katër prej tyre vetëm në Koshare dhe një në rrugën Pejë-Prishtinë. Ndërsa që nga muaji janar e deri më tani, nga aksidentet në trafik, kanë humbur jetën 42 persona. /Lajmi.net/