Seksi i mirë ekziston edhe për të moshuarit

Të besosh se seksi është i rëndësishëm është parashikuesi më i fuqishëm i dëshirës seksuale edhe në gratë më të vjetra.

Lifestyle

30/09/2014 19:26

Hulumtimi tregon se funksionet seksuale të grave pësojnë rënie pas moshës së mesme, të manifestuara me zvogëlimin e orgazmave dhe rritjen e dhimbjeve seksuale.

Kjo është e lidhur me raportet e aktivitetit të reduktuar seksual dhe kënaqësive në gratë më të vjetra, të cilat siç duket e konfirmojnë mitin se seksi është vetëm për të rinjtë, transmeton Lajmi.net.

Por, një studim i thellë më herët këtë vit e sfidon idenë se seksi është vetëm për të rinjtë, duke ngritur pyetje rreth modelit biomjekësor që mbështet idenë.

602 gra të moshës mes 45 dhe 70 morën pjesë në studim, shumica ishin ende seksualisht aktive. Dhe parashikuesi më i fuqishëm i aktivitetit seksual ishte besimi se seksi është i rëndësishëm. Nivelet fizike të funksionimit seksual ishin të parëndësishme.

Trupi dhe mendja
Mendja mundet të ndikojë padyshim në trup; duke besuar se seksi është i rëndësishëm është dalur të jetë parashikuesi më i fuqishëm i dëshirës seksuale në gratë më të vjetra.

Në anën tjetër, edhe kur gratë të moshës së mesme raportojnë përgjigje më të ulëta apo thatësi vaginale, shumica ende raportojnë kënaqësi seksuale, transmeton Lajmi.net.

Pra, të bësh supozime mbi seksualitetin e femrave bazuar në funksionet seksuale të tyre, është shumë problematike. Qëndrimet ndaj seksit janë më të rëndësishme se ndryshimet biologjike.

Sëmundjet kronike – të tilla si kanceri, sëmundjet e zemrës apo diabeti – mund të ndikojnë në funksionimin seksual të grave të moshuara. Në hulumtimet që janë bërë në gratë me kancer, shumica njoftuan për ulje të dëshirës seksuale si dhe rritje të dhimbjeve seksuale.

Por këto gra ende dëshirojnë të angazhohen në seks, dhe gjejnë mënyra për të qenë intime. Kjo përfshinë prekjen, masturbimin, puthjet dhe përqafimet, si dhe përdorimin e lodrave seksuale.

Në të vërtetë, shumë çifte kanë raportuar se jeta e tyre seksuale ishte më e mirë me këto. Ata kaluan më shumë kohë duke bërë seks dhe gëzuan një ndjenjë të rritur intimiteti. Atëherë pse jo? Edhe për të moshuarit ka seks!