Pesë gjërat e ndryshuara në urdhrin e ri të Donald Trumpit

Donald Trump ka nënshkruar urdhrin e ri të ndalimit të emigrantëve, e që si dallim kryesor kishte heqjen e Irakut nga kjo listë.

Bota

06/03/2017 22:05

Urdhri i ri tani përfshin Sirinë, Iranin, Libinë, Somalinë, Sudanin dhe Jemenin, transmeton lajmi.net

Këto janë pesë gjërat që janë ndryshuar në urdhrin e nënshkruar për së dyti herë nga Trump:

  1. Largimi nga lista e Irakut – Iraku është shtet i cili është duke bashkëpunuar ngushtë me ushtarakët e SHBA-së për ta mposhtur Shtetin Islamik ISIS. Nga një fletëlëshim i administratës së Trumpit, thuhet që Amerika dëshiron thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.
  2. Hiqet ndalimi i pacaktuar për sirianët – Ndalimi i pacaktuar për sirianët ka ndryshuar. Ata do jenë subjekt i ndalimit me një rregull tjetër, 90 ditë për udhëtarët, kurse 120 ditë për refugjatët.
  3. Nuk preken poseduesit e kartës së gjelbër – Shtetasit e gjashtë vendeve që kanë leje të qëndrojnë në SHBA pra që janë posedues të kartës jeshile, nuk do të preken nga ligji i ri. Kjo pasi edhe gjyqtarët federal kishin shprehur shqetësim për këtë çështje.
  4. Preferencat fetare – Ndalimi i ri nuk ka preferenca për pakicat fetare siç janë të krishterët, ose persekutimi në vendet myslimane.
  5. Data e hyrjes së ligjit në fuqi – Ligji i ri do të hyjë në fuqi brenda 10 ditës, e jo si i kaluari që kishte hyrë në fuqi menjëherë, duke shkaktuar tollovi në aeroporte e stacione. /Lajmi.net/