Mbresëlënëse! Elvana sjell imazhe të reja nga fotosesioni i fundit (Foto)

Këngëtarja Elvana Gjata, duket se është gati të paraqitet fuqishëm nga tregu ndërkombëtar.

ShowBiz

18/04/2017 11:12

Në rrjetin social Instagram, Elvana po sjell vazhdimisht imazhe të reja nga fotosesioni që ka zhvilluar në bashkëpunim me emra të njohur, shkruan lajmi.net.

Për këto fotografi Elvana ka bashkëpunuar me floktarin Rob Talty, grimeren e njohur Kathy Jeung, fotografen Sasha Samsonova, e cila me aparatin e saj u ka shkrepur foto yjeve botërorë, si dhe markën Seen dhe Valdrin Sahitin, për veshjen.

Një detaj që vërehet në imazhet e fundit të Elvanës është mbizotërimi i ngjyrës së bardhë dhe asaj të zezë.

Me gjithë këto elemente, Elvana tregon se po përgatit një projekt të madh me të cilin pritet të debutojë në tregun ndërkombëtar. /Lajmi.net/