Forcat siriane marrin nën kontroll zonën kyçe të Alepos

Forcat qeveritare siriane kanë marrë nën kontroll një pjesë të rëndësishme në Aleppos lindore, territor ky i mbajtur nga rebelët.

Bota

28/11/2016 09:30

Të dy TV shtetërore dhe grupi i monitorimit i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut thanë se rrethi i Sakhour kishte rënë në duar të ushtrisë siriane, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Ushtria siriane dhe aleatët e tyre nisën një ofensivë të madhe për të rimarrë kontrollin e Alepos dy javë më parë.

Mijëra civilë kanë lënë zonat lindore rebele  të Aleppos, pas një fundjave të luftimeve të ashpra.

Qindra familje janë të zhvendosur brenda zonës së rrethuar.

Televizioni shtetëror citoi një burim ushtarak sirian të ketë thënë se forcat qeveritare “janë duke vazhduar avancimin e tyre në lagjet lindore të Alepo”.

“Inxhinierët tanë janë duke çmontuar të gjitha mjetet shpërthyese” thuhet ndër të tjera. /Lajmi.net