Dy të akuzuar mungojnë në rastin “Stenta”

Në seancën fillestare të rastit “Stenta” po mungojnë Murat Abazi e Hajdin Çitaku.

Lajme

19/05/2017 10:16

Dy të akuzuar-Murat Abazi e Hajdin Çitaku  janë duke munguar në seancën kundër 64 punonjësve shëndetësorë të institucioneve publike e private.

Edhe pse nuk janë të pranishëm të gjithë të akuzuarit, prokurorja Florije Salihu-Shamolli ka filluar ta lexojë aktakuzën, ndërsa atyre që mungojnë aktakuza do t’u lexohet në ndonjë seancë tjetër.

Leximin e aktakuzës pa veçim procedure të atyre që mungojnë po e kundërshton mbrojtja.

Kundërshtimin e bëri avokati Behar Ejupi, por atij iu tërhoq vërejtja nga kryetarja e trupit gjykues Shadije Gërguri.

Edhe pse aktakuza në Rastin “Stenta” është ngritur në qershor të vitit të kaluar, ende nuk ishte arritur të lexohej aktakuza për mungesa herë të të akuzuarve e herë të palëve tjera në procedurë./Kallxo.com