Bananet dhe patatet, ushqimet më të mira për gjumë

A po keni probleme për të fjetur gjatë natës? Sigurohuni që të hani banane dhe patate pak orë para se të shkoni në shtrat, për të pasur një gjumë më të mirë.

Lifestyle

01/08/2015 15:03

Patatet
Patatet janë më të mirat për gjumë. Jo vetëm që ofrojnë karbohidrate komplekse të duhura për gjumë, por ato gjithashtu përmbajnë kaliumin i cili i relakson muskujt.

Burime të tjera të mira të kaliumit kanë edhe patatet e ëmbla (të pjekura dhe të ziera) dhe fasulet.

Bananet
Bananet ndihmojnë në nxitjen e gjumit sepse ato përmbajnë magnez dhe kalium natyror që relaksojnë muskujt. Përmes përbërësve që ndodhen në banane, ju do të bini më lehtë në gjumë nëse e hani një të tillë para se të flini, transmeton Lajmi.net.

Në fakt, bananet janë të mira në përgjithësi. Ato janë nxitëse të përgjithshme të shëndetit, pasi që ne kemi nevojë për kalium për funksionim më të mirë kardiovaskular dhe kognitiv.

Ndryshe, ju duhet t’i shmangni pijet e gazuara apo energjike disa orë para se të shkoni në shtrat, pasi ato largojnë gjumin – sidomos pija Red Bull. (Lajmi.net)