Aplikacione në ofertë

Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania.

Auto & Tek

17/12/2016 15:59

Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

– Drop The Chicken 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad

Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni gjelin Chuck të arratiset nga ferma ku ai jeton. Pasi ka kalur disa vite duke punuar si akrobat, ai do të lëshojë veten e tij nga një kanon dhe ju duhet ta drejtoni që ai të shpëtoje nga ferma. Mund të përdorin disa stile akrobacie gjatë lojës, stile që do i mësoni edhe me kalimin e misioneve.
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni gjelin Chuck të arratiset nga ferma ku ai jeton. Pasi ka kalur disa vite duke punuar si akrobat, ai do të lëshojë veten e tij nga një kanon dhe ju duhet ta drejtoni që ai të shpëtoje nga ferma. Mund të përdorin disa stile akrobacie gjatë lojës, stile që do i mësoni edhe me kalimin e misioneve.
 War Of Eclipse, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad

War of eclipse është një lojë në të cilën ju do të ndihmone një kapiten anije kozmike, në luftën kundër forcave aliene. Gjatë aventurave dhe betejave ju do të zbuloni edhe të vërtetën e luftës së njerzimit kundër alienëve. Loja është ndërtuar në një ambjent grafik mjaft të thjesht dhe vetëm në bardh e zi. Ja vlen ta provoni.

Drag Racer: Pro Tunner, 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Drag Racer është një lojë mjaft e veçantë ku ju duhet të garoni për të qënë kampion në garat me makina ose motorra. Veçantia e kësaj loje qëndron në mënyrën se si do të luani, pasi nuk është loja klasike me makina ku ju e drejtoni atë por në këtë rast do ta komandoni nga një këndvështrim tjetër. Ja vlen ta provoni.
Meter Robot, nga 0.89€. falas. /iPhone, iPad
Meter Robot është një program i dobishëm i cili ju ofron mundësinë për të matur sasinë e paketave internet që ju kanë mbetur nga kontrata me kompaninë telefonike, dhe mundësinë për të matur shpejtësinë e internetit, duke bërë teste reale, ndryshe nga programe të tjera si SpeedTest.
Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. /iPhoneAlbania