31 vjeçari arrestohet për kanosje, i konfiskohen dy armë dhe municion

Një 31 vjeçar me inicialet B.D është arrestuar në fshatin Damjan të Gjakovës, pasi dyshohet për kanosje. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje dhe në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta dhe 30 copë fishekë, të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar. Me vendim të Prokurorit të Shtetit (në…

Lajme

17/03/2023 08:53

Një 31 vjeçar me inicialet B.D është arrestuar në fshatin Damjan të Gjakovës, pasi dyshohet për kanosje.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje dhe në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta dhe 30 copë fishekë, të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore) i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rast “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.