Sygjelbrit kanë libido më të fuqishme

Ekzistojnë konstatimet që në bazë të ngjyrës së syve mund të vlerësohen meshkujt: sytë ngjyrë gështenje i kanë meshkujt besnikë dhe të sigurt, sykaltërve u mungon vetëbesimi, sygjelbrit janë plot imagjinatë.

Lifestyle

11/09/2017 20:58

– Sytë ngjyrë gështenje i kanë meshkujt besnikë, të sigurt dhe të butë. Ata janë të shkëlqyeshëm dhe janë plotë vetëbesim, gjë që deri diku sqaron fakti që shumica e njerëzve të pasur në botë i kanë sytë ngjyrë gështenje.

– Meshkujt sykaltër janë më pak agresivë se të tjerët, mirëpo kanë më pak vetëbesim. Sytë e kaltër janë shenjë sinqeriteti dhe lumturie.

– Sytë ngjyrë të kaltër të mbyllët i kanë meshkujt “e zjarrtë”.

– Sytë e gjelbër duken misteriozë. Meshkujt me sy ngjyrë të kaltër janë spontanë, imagjinues, por jo edhe posaçërisht të sigurt, sepse lehtë ngazëllehen në jetë. Megjithatë, ata konsiderohen si meshkuj me libido më të fuqishme.

Nga kombinimet e ngjyrave themelore të syve mbase më interesantë janë sytë ngjyrë mjalti (herë të gjelbër, herë gështenje, varësisht nga drita dhe humori).

Meshkujt me sytë ngjyrë mjalti janë argëtues, spontanë, ngjyra e gjelbër u jep një dozë çapkënllëku, ndërkaq e gështenjta i bën të hapur dhe kontaktues.