Supervasha Hallall

Marvel, njëri ndër botuesit më të mëdhenj të stripave në botë, ka një supervashë që dallohet prej të tjerave. Ajo i përket besimit islam. Përveç betejave kundër njerëzve të këqij, asaj i duhet të luftojë edhe ndaj stereotipeve.

ShowBiz

06/11/2013 10:32

Kamala Khan nuk është vajzë e zakonshme. Ndonëse jeton në New Jersey, ajo ka një fuqi mbinatyrore – mund ta ndryshojë formën e saj.

Kjo ndodh për shkak se Kamala është superheroinë me emrin e koduar Ms. Marvel.

Marvel, njëri ndër botuesit më të mëdhenj të stripave në botë, ka një supervashë që dallohet prej të tjerave.

Ajo i përket besimit islam.

Përveç betejave kundër njerëzve të këqij, asaj i duhet të luftojë edhe ndaj stereotipeve.

Kamala Khan është me prejardhje pakistaneze dhe jeton në një familje tradicionale.

Sana Amanat, editore në shtëpinë botuese Marvel, e ka krijuar personazhin Kamala duke u bazuar në përvoja personale, pasi është myslimane e rritur në Amerikë.

“Vëllai i saj është tejet konservativ. Nëna e saj frikësohet se Kamala do të dashurohet dhe të mbetet shtatzënë. Babai i saj dëshiron që ajo të koncentrohet në studime dhe të bëhet mjeke”.

“Pres edhe reagime negative, jo vetëm prej njerëzve që janë kundër myslimanëve, por edhe nga vetë myslimanët, të cilët ndoshta do të donin që ky personazh të paraqitej në ndonjë mënyrë tjetër”.

Stripi do të jetë në shitje në muajin shkurt 2014.

A.M.

Posteri zyrtar i Supervashës

 

Supervasha me stil.

 

Gjiri i ngrohtë familjar i Supervashës.