Sulmon fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është raportuar një rast i dhunës në familje.

Lajme

05/11/2018 09:27

Në mëngjesin e ditës së djeshme në Prishtinë, në Policinë e Kosovës është raportuar një rast i dhunës në familje, shkruan lajmi.net.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij e më pas edhe vajzën e tij.

Siç bëhet e ditur në raport, i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është lirar dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/