Sulmohet me bombë molotov kryeministria, arrestohet një person

Një bombë molotov është hedhur në drejtim të kryeministrisë dhe në pranga është vënë një person.

Lajme

25/07/2017 15:15

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme.

Burime nga policia thanë për SYRI.net se në pranga është vënë Arjan Peshtanaku, 25 vjeç.

Ai është arrestuar nga garda dhe më pas i është dorëzuar policisë.

Burime nga policia thanë se ‘është arrestuar në flagrancë A. P., vjeç 25, banues në Fier, pasi dyshohet se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara një institucioni ka hedhur një shishe me lëngë ndezëse, e cila ka shpërthyer dhe ka shkaktuar dëme materiale.”