Sulmohet fizikisht avokati, reagon Oda e Avokatëve të Kosovës

Është sulmuar fizikisht avokati Mustafë Radoniqi në zyrën e tij në Pejë, nga një person ende i panjohur.

Lajme

19/02/2016 22:47

Për këtë, ka reaguar edhe  Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës  (OAK) DUKE dënon ashpër sulmin fizik ndaj avokatit në zyrën e tij, duke konsideruar të njëjtin si sulm ndaj Odës së Avokatëve të Kosovës dhe profesionit të avokatisë si pjesë e sistemit të drejtësisë e përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

OAK kërkon nga organet e zbatimit të ligjit që të marrin të gjitha masat për të zbardhur rastin dhe kryesin e këtij akti qyqarë ta vejnë para organeve të drejtësisë, raporton lajmi.net.

“OAK kërkon nga të gjitha institucionet relevante të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, që të ndërmarrin masat ligjore preventive në mbrojtjen dhe në krijimin e sigurisë për zbatuesit e ligjit në Kosovë duke inkurajuar të gjithë avokatët që të vazhdojnë me përkushtim që të kryejnë punën e tyre të garantuar me legjislacionin vendor dhe konventat ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e tyre./lajmi.net.