Sulmohet me bombë Policia në veri, lëndohet një polic (Foto)

Persona të panjohur kanë sulmuar me bombë mbrëmë një patrullë të Policisë së Kosovës, me ç’ rast një polic ka pësuar lëndime, ndërsa janë dëmtuar disa vetura.

Lajme

12/06/2016 08:22

 

Kështu thonë burime të KosovaPress-it, sipas të cilave polici që ka marr lëndime të lehta quhet Bratisllav Bozhoviç.

Ngjarja ka ndodhur në ora 12:25, afër ndërtesës “Vampirusha”. Numër i madh i pjesëtarëve të policisë ka dal në vend të ngjarjes, ku po hetojnë rastin. Kontakti me policinë ka qenë i pamundur.

13405628-1130312546990995-776701801-o 13446202-1130312476991002-1070724723-o