Sulmohen zyrat e LDK-së edhe në Kodrën e Trimave (Foto)

Pas thyerjes së selisë qendrore të LDK-së në Prishtinë, janë thyer edhe zyrat në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Kodrën e Trimave.

Lajme

27/02/2016 23:50

Siç shihet janë thyer xhamat e këtyre zyrave, ndonëse nga pamjet shihen edhe Policia e Kosovës, që kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Nuk dihen ende motivet e rastit dhe po ashtu nuk dihet nëse është arrestuar dikush.

Për ndryshe Kodra e Trimave njihet si bastion u fuqishëm i LDK-së, njofton Klan Kosova.