Sulm vetëvrasës në Afganistan, mbi 10 të vdekur dhe disa të plagosur

Një kamikaz hodhi veten në erë në qytetin e Afganistanit, Jalalabad, duke shkaktuar disa viktima dhe të plagosur.

Bota

10/07/2018 12:06

Departamenti Rajonal i Shëndetit konfirmoi vdekjen e të paktën 10 personave, si dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Shpërthimi u bë pranë një stacioni karburanti, duke bërë që të shoqërohej me flakë të shumta dhe të digjte edhe disa mjete që ndodheshin pranë.

Viktimat janë shumica fëmijë, ndërsa deri tani asnjë grup terrorist nuk e ka marrë ëprsipër këtë sulm vetëvrasës.