Sulm me eksploziv në shtëpinë e heroir Hysen Tërpeza në Viti

Mbrëmë rreth orës 00:00 pas mesnate , një eksploziv i fuqishëm ka shpërthyer në oborrin e familjes së patriotit e heroit kombëtar Hysen Tërpeza, në Tërpezë të Vitisë.

Lajme

23/03/2015 10:33

Sipas Sahit Tërpezës, eksplozivi i vendosur ka shkatërruar tërësisht makinën e familjes, kurse fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar përveç dëmeve materiale.

Ky sulm, nga kushdo që ka ndodh dhe për çfarëdo qëllime ka shkaktuar indinjatë dhe shqetësim tek familja Tërpeza dhe fshati Tërpezë.

Në një deklaratë për televizionin e Vitisë, RTV “Iliria”, Sahit Tërpeza, djali i vetëm i Hysen Tërpezës, u ka bërë thirrje organeve kompetente që autorët e këtij akti të vihen sa më shpejt para drejtësisë.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ende nuk ka asnjë informacion lidhur me eksplozivin!