Suitat më të shtrenjta të hoteleve në botë

Nëse keni para dhe dëshironi që të keni shërbimin në nivel, vizitoni këto hotele, në qoftë se ju bjen rruga andejpari. Ju prezantojmë suitat më të shtrenjta në botë, të cilat plotësojnë çdo teke tuajën. Shkoni, nëse keni para.

Bota

22/02/2014 22:23

A jeni i gatshëm që të paguani 83.200 dollarë për një natë në hotel? Po, po, kaq kushton një natë, në Hotel President Wilson, në Gjenevë. Ju do të keni suitën Royal Penthouse, e cila ka 12 dhoma dhe po aq banjo, si dhe do të keni një pamje të mrekullueshme të Alpeve, nga një tarracë e cila përshkon këtë suitë.

Ose nëse doni diçka më “lirë” shkoni në Raj Palace Hotel në Jaipur. Kushton vetëm 60 mijë dollar. Me një madhësi prej 24 mijë metra katror, dekorimi i suitës së Shahl Mahal është krejtësisht dekorim vendor. Plus kësaj, keni në dispozicion një pishinë të madhe, një librari, bar personal dhe një teatër, vetëm për vete.

Meqenëse numri i miliarderëve në botë të cilët janë prej 20-30 vjeç është rritur, edhe hotelet kanë llogari që të krijojnë suita të tilla, të cilat plotësojnë pothuajse çdo teke të klientëve të tyre.

Hoteli Four Season në New York, ka një suitë e cila kushton 45 mijë dollar. Nga këtu pamja e Manhattan është e mrekullueshme. Plus, ka një piano fantastike. Nëse keni para dini të luani në piano, mos e leni pa shkuar.

 

Hotel President Wilson, Geneva

Nëse jeni adhurues i sportit të basketbollit, shkoni në Hotelin Palms Casino në Las Vegas, sepse ky është hoteli i vetëm që të ofron një fushë personale të basketbollit. Kjo suitë ofron gjithçka që ju keni nevojë, dhe ka një çmim “modest” prej 25 mijë dollarësh.

Raj Palace, Jaipur

Nëse njëherë në jetën tuaj dëshironi që të ndiheni si president, shkoni në suitën ikonike The Presidential, në  St.Regis New York. Kjo suitë e cila ka një dhomë pune, një dhomë dite, një librari dhe tre dhoma gjumi dhe kushton vetëm 35 mijë dollar. Mos harroni, këtu do të ndiheni një president i vërtetë.

Grand Hyatt Cannes

Në listën e suitave më të shtrenjta në botë, çmimet variojnë, por mos harroni, ata që kanë para, nuk do të ju “dhimbseshin”, pasi që edhe pamja, dekori, shërbimi, gjithçka është në nivel.

Four Seasons, New York

Dhe për fund, suita më e lirë në këtë listë është suita Royal në Four Season Hotel des Bergues në Gjenevë. Kushton vetëm 13.400 dollar. I gjithë mobilimi është në stilin francez, ka një dhomë të madhe me një banjo fantastike, dhe mbi të gjitha ofron pamje të mrekullueshme të lumit Gjeneva.

Palms Casino, Las Vegas

 

Palms Casino, Las Vegas

 

St. Regis Saddiyat Island Resort, Abu Dhabi The St. Regis New York, New York Four Seasons Hotel George V, Paris The St Regis Mauritius Resort, Mauritius Atlantis, The Palm, Dubai Le Richemond Hotel, Geneva Beverly Wilshire Hotel, Beverly Hills Ritz-Carlton Tokyo, Tokyo Burj Al Arab, Dubai