Suedi, zgjatet periudha e shfrytëzimit të centraleve bërthamore

Suedia ka vendosur të vazhdojë jetëgjatësinë e centraleve të energjisë bërthamore nga 40 në 50 vite

Bota

23/04/2017 13:48

Qeverisa suedeze ka vazhduar jetëgjatësinë e përdorimit të centraleve bërthamore nga 40 në 50 vite, të cilat përbëjnë një të tretën e nevojave të saj të energjisë elektrike, thuhet në deklaratën e qeverisë suedeze të shtunën, raporton Anadolu Agency.

Në deklaratën e zyrës për marrëdhënie me publikun të qeverisë suedeze, theksohet se me dekretin e ri zgjatet periudha e shfrytëzimit të centraleve bërthamore në vend. Sipas dekretit të ri në 50 vitet e ardhshme do të hapen centrale të reja bërthamore.

Disa parti të tjera partnere në pushtet gjithashtu kanë mbështetur vendimin e vazhdimit të jetëgjatësisë së centraleve bërthamore, të cilët njihen si kundërshtarë të energjisë bërthamore.

Suedia ka mbyllur tre centrale bërthamore, ndërsa nëntë të tjera vazhdojnë të jenë në funksion, ku 9 centrale prodhojnë 34 për qind të nevojave të saj të energjisë.

Organizatat për mbrojtjen e mjedisit në Evropë paralajmërojnë se pjesa më e madhe e centraleve bërthamore nga 151 sa janë aktualisht në BE dhe rreth saj janvjetruar dhe paraqesin rrezik.