Studiuesit suedez me një ide gjeniale për smartphonet e së ardhmës

Studiuesit suedez kanë zhvilluar një metodë të re diagnostifikuese për infeksionet e veshit nepërmjet smartphoneve.

Bota

06/04/2016 05:00

“Për shkak të mungeses së përsonelit dhe mjeteve shpesh infeksionet e veshëve nuk diagnostifikohen apo diagnostifikohen vonë, gjë që shpesh qon në dëmtimin e sistemit të dëgjimit e madje edhe në ndonjë komplikim të rrezikshëm për jetë” tha Claude Laurent nga Umea University në Suedi, përcjell lajmi.net

Hulumtuesit janë fokusuar kryesisht në pezmatimin e veshëve që zakonisht ndodh në veshin e mesëm e çdo vit prek gjysmë-miliard fëmijë në gjithë botën.

Për të mundësuar diagnostifikim më të shpejtë, hulumtuesit kanë zhvilluar një sistem të bazuar në softuer që funksionon me përpunim të imazheve të klasifikuara sipas otisis media.

Softueri shikon karakteristikat e paracaktuara vizuale dhe vendos imazhin në një nga pesë grupet diagnostifikuese.

Gjetjet, të botuara në revisten ‘EbioMedicine’ kanë treguar se saktësia e kësaj metode ka qenë 80.6 % duke ofruar diagnostifikim të shpejt dhe të saktë dhe me kosto të ulët, tek vendet në zhvillim.

“Kjo metodë ka potencial për të siguruar diagnoza të sakta për infeksionet e veshit në vendet ku mundësitë e tilla nuk janë në dispozicion” tha Laurent./lajmi.net