Studiuesi spanjoll: Serbia kreu gjenocid në Kosovë, prandaj s’mund të krahasohet me Kataloninë – Lajmi.net
Studiuesi spanjoll: Serbia kreu gjenocid në Kosovë, prandaj s’mund të krahasohet me Kataloninë
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 13:40, 17 May 2018
Çështja e Kosovës dhe Katalonisë nuk duhet të krahasohet sepse situata nuk është aspak e njëjtë.

Kështu thotë El Salvador Ljuades, studiues në Institutin Mbretëror spanjoll “El Kano”.

Ai vë në dukje dallimet mes situatës së Katalonisë dhe Kosovës, ku thekson se ajo çfarë ndodhi në ish-Jugosllavi gjatë viteve të 90-ta e deri në vitin 2000, nuk ka aspak të bëjë me Spanjën dhe sjelljen e saj karshi Katalonisë.

“Ka shumë dallime mes situatës së Kosovës dhe Katalonisë; se çka ndodhi në Jugosllavi në vitet prej 1990 deri më 2000 nuk ka aspak të bëjë me Spanjën dhe sjelljen e saj karshi Katalonisë. Spanja është një shtet demokratik që gati 40 vite, dhe prapë se prapë Katalonia ka një shkallë të madhe të autonomisë së saj”, shprehet Ljuades, transmeton lajmi.net.

Duke folur për skenarët e mundshëm të zgjidhjes së problemit mes Prishtinës dhe Beogradit, Ljuades thotë se bisedimet duhet të vazhdojnë në një intensitet të shtuar dhe sipas të gjitha gjasave sipas tij ky dialog nuk do të sjellë njohjen e plotë reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pres të shoh një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në fund të qershorit, e cila nuk do të jetë e lehtë për tu arritur, por nuk është e pamundur. Mendoj se do të shkoj përtej status-kuosë dhe nuk do të përshijë shkëmbim territoresh”, tha ai për portalin spanjoll ‘Autonomia’.

Sipas tij, Komisioni Evropian aktual është “ambicioz kur vije puna te Ballkani, jo vetëm për shkak se ata janë në përfundim të mandatit, por edhe për shkak se ata tani janë në nisje të një loje të madhe gjeopolitike që është duke u luajtur në Ballkanin Përendimor”, thotë ai.

“Rusia është shumë active, e cila mund të jetë një problem për Bashkimin Evropian, aty është Turqia, Arabia Saudite, e madje edhe Kina”, përfundon Ljuades./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO