Studimi: 8 gjëra të rëndësishme rreth penisit, të para nga femrat

Shkencëtaret në Universitetin e “Cyrihut” së fundi kanë publikur një studim në “Gazeta e Mjekësisë Seksuale”, i cili kishte për qëllim t’i përgjigjej pyetjes:

Lifestyle

03/01/2016 20:54

“Çka e bën një penis të duket i pashëm?”. Ky studim grup-fokusi kishte një grup prej 105 femrave, të moshës nga 16 deri në 45 vjeç, për t’i renditur “rëndësinë e tetë aspektet rreth penisit” – nga madhësia deri tek qimet – duke ju treguar atyre shumë lloje të peniseve. Pastaj atyre u ishte kërkuar që t’i përshkruanin si normal apo jo-normal.

Përfundimi i tyre i përgjithshëm: Madhësia nuk ka rëndësi, përderisa duket i bukur dhe i mbajtur mirë.

Ja si u bë renditja përfundimtare, nga aspektet më të rëndësishme të penisit, deri tek ato më pak të rëndësishme:

  1. Paraqitja e përgjithshme kozmetike
  2. Dukja e qimeve
  3. Lëkura e penisit
  4. Madhësia e penisit
  5. Forma e kokës së penisit
  6. Gjatësia e penisit
  7. Dukja e testikujve
  8. Pozicioni the forma e kanalit të urinës (uretra)

Pra, shihet qartë se kanali i urinës është injoruar pothuajse krejtësisht nga të gjithë.

Përderisa hulumtimi fillimisht ishte bërë për një studim mjeksor për meshkujt që kishin pasur ndërhyrje kirurgjike, për të rregulluar kanalin e urinës, ky studim na sjellë disa detaje rreth standardeve të llojllojshme rreth bukurisë.