Studentët kërkuan nga Veseli të kenë më shumë mbështetje institucionale (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së Kadri Veseli, ka bashkëbiseduar të martën në Pejë me studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” si dhe ka dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre për përmirësimin e kushteve gjatë studimeve dhe për të ardhmen e tyre pas përfundimit të studimeve.

Lajme

21/03/2017 19:06

Studentët kërkuan që të kenë më shumë mbështetje institucionale, duke filluar nga bursat që u takojnë  dhe hapësirë për punë praktike gjatë pushimeve verore.

Studenti Valmir Zogaj kërkoi që studentët e Pejës të kenë kampua universitar sikur kolegët e tyre në vendet evropiane, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.

“Kampusi universitar është i domosdoshëm për mësimnxënien tek studentët sepse universitetet më prestigjioze ose universitetet evropiane kanë 5 metra katrorë për 1 student”.

Ndërsa studenti Diedon Morina propozoi futjen e një lënde të re nëpër të gjitha universitetet e Kosovës.

“Në të gjitha universitetet e Kosovës të formohet një lëndë që të merret për vetëdijesimin e tregut të punës, pra më shumë për vetëpunësim”, tha Morina.

Pasi dëgjoi idetë e studentëve, kryetari Veseli tha se propozimet e dhe idetë e tyre do t’i shërbejnë për ndërtimin e platformës së re të zhvillimit ekonomik të vendit, përmes të cilit mund të përmirësohen edhe kushtet e studentëve por edhe hapja e vendeve të reja të punës.

“Ajo çfarë gjithëve sot po na mundon është kjo të cilën shumica prej jush, në një formë apo një formë tjetër e trajtuat, është mungesa e mjaftueshme e zhvillimit ekonomik e cila do të arrinte ta absorbonte fuqinë punëtore e cila nuk është vetëm fuqi krahu por është edhe inovative”, tha Veseli.

Pas turit të dëgjimit me studentët pejanë, kryetari Veseli ka zhvilluar një bashkëbisedim edhe me qytetarët e komunitetit egjiptas për të dëgjuar shqetësimet dhe idetë për të ardhmen e tyre në Republikën e Kosovës. /Lajmi.net/

17453258_10213187501780076_2063586907_o 17474358_10213187502020082_210137806_o 17431785_10213187501900079_1100311750_o 17453652_10213187501940080_219500716_o 17431747_10213187501860078_449224769_o 17430827_10213187501980081_2058925886_o 17474376_10213187501820077_1886249846_o