Stresi në burg, e fejuara e tij i çon të fala nga ky vend

Stresi këto ditë është kthyer në emrin më të komentuar në media.

ShowBiz

07/11/2018 14:38

Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi u arrestua së fundmi pasi u akuzua për armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në një bandë kriminale, shkruan lajmi.net.

Ai u gjet në hotel me një vajzë 20 vjeçare dhe kjo nuk i ka bërë aspak përshtypje të fejuarës së tij e cila ka habitur të gjithë me deklaratën kur u pyet për tradhtinë.

‘’Të them të drejtën as nuk e mendoj këtë pjesë. Nuk e konsideroj si temë derisa të perballem vetë me Arkimedin, dhe nuk lejoj asnjë akuzë mbi të, të më ndikojë deri atëherë. Mendoj se çdo njeri ka të drejtë të japë shpjegimin e tij dhe më pas kam të drejtë unë të vendos dhe të peshoj përgjigjen që më është dhënë. Burrit tim i vendosën shumë akuza që tashmë janë hedhur poshtë, ndaj nuk ju zë besë. Megjithatë kjo temë më përket mua dhe bashkëshortit tim, nuk kemi pse të bëjmë gjyq publik. Më vjen keq që njerëzve ju intereson kaq shumë kjo pjesë që i përket jetës sime private. Mendoj që tregon nivel të ulët nga ana e tyrë, sepse ata që e kanë jetën e mbushur, nuk rrinë nëpër internet të komentojnë jetën e të tjerëve. Prandaj mund të them nuk më vrasin komentet dhe opinionet, sepse për jetën time përgjigjem vetëm unë. Lidhjet në largësi nuk janë asnjëherë të lehta, por ne ia kemi dalë me të gjitha vështirësitë, pa ndërhyrjen e askujt dhe ja ku jemi bashkë prej 4 vitesh’’, tha ajo për ‘Who’.

Ndërsa derisa Stresi ndodhet akoma në burg, e fejuara e tij i çon të fala nga vetura ku edhe e dëgjon këngën e tij të fundit dedikuar nënës.

‘’Nëna është po ashtu krenare me ty’’, shkruan ten njëri imazh ndërsa veturën shihet se po e nget një grua dhe nuk dihet nëse ka qenë vjehrra e saj ( nëna e Stresit) apo nëna e Kejsit (vjehrra e reperit shqiptar)./Lajmi.net/