Stojanoviq: Prishtina po ik nga problemet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq ka thënë sot se sjellja e Prishtinës rreth ndalimit të përdorimit të letërnjoftimeve serbe si dhe ndërmarrja e masave të tjera është një përpjekje që fokusi publik të largohet nga temat kryesore, siç janë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serve dhe fillimin e punës së Gjykatës Speciale.

Lajme

19/04/2016 09:59

Stojanoviq në një deklaratë për RTS ka thënë se kjo është  ikje nga problemet të cilët sipas tij janë shumë të dhimbshme për Prishtinën.

Zëvendësi i kryeministrit, Isa Mustafa ka shtuar se Serbia dhe serbët në Kosovë janë të gatshëm për ta formuar Asociacionin, por se siç tha ai “Bashkimi Evropian duhet të bëjë pjesën e vet si dhe duhet t`i bëj presion Qeverisë së Kosovës për ta zhbllokuar procesin”..