Stojanoviq: Mos e pritni mbështetjen e serbëve për Ushtri
Branimir Stojanoviq zv/kryeministër i Kosovës nga Lista Serbe ka folur në konferencën "Forca e Sigurisë së Kosovës-Perspektiva e së Ardhmes' e organizuar nga Instituti RIDEA.
Lajme
Ai ka thënë se nuk mund të pritet nga serbët e Kosovës që ta mbështesin ushtrinë, raporton lajmi.net.
Madje, Stojanoviq ka thënë se për gjithçka serbët bëhen fajtorë, duke thënë se kjo temë nuk është më rëndësishmja për rininë duke përmendur mosliberalizimin e vizave.
“Edhe nëse bëhet ky transformim nuk do të përmirësojë jetën e ndonjë individëve. Ka nevojë për vende të reja të punës sundim të ligjit etj. Problemi i mos pajtimit goxha i madh dhe i vjetër dhe vetëm nëse i bëjmë thërrmija të vogla mund t’i zgjidhim. Dialogu në Bruksel sa do që i vështirë dhe i padëshiruar për dikë ka arritur që të ketë efekte në këtë. Edhe ne jemi kthyer në Kuvend pas bashkëpunimit me ndërkombëtarët”, ka thënë ai. /Lajmi.net/