Steinmeier takon Bushatin: Shqipëria të vijojë rrugën e reformave
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati takoi sot homologun e tij gjerman Frank Walter Steinmeier.

Lajme
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, kreu i diplomacisë shqiptare thotë: “Po punojmë bashkë për stabilitetin në Bankën Botërore, Bashkimin Evropian dhe NATO”.
Nga ana tjetër Ministri e Jashtme e Gjermanisë bën me dije po në “Twitter” se gjatë takimit Steinmeier ka theksuar se Shqipëria duhet të vijojë rrugën e reformave për integrimin në BE.
“Mbështesim dhe inkurajojmë Shqipërinë”, mësohet të ketë deklaruar ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Steinmeier.