Steinmeier nesër në Tiranë, kjo është axhenda e takimeve

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier  mbërrin nesër në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Lajme

13/06/2016 17:29

Kreu i diplomacisë gjermane do të zhvillojë takime me drejtues të lartë të shtetit dhe politikës.

Steinmeier do pritet fillimisht nga homologu i tij, Ditmir Bushati. Në përfundim të takimit, dy homologët do të japin një konferencë të përbashkët shtypi.

Më pas, ministri i  Jashtëm gjerman do të takohet me kryeministrin Rama, ndërsa takimi i tretë do të jetë ai me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Vizita 6-orëshe e Steinmeier në Tiranë vjen në momentin kur politika po përpiqet të gjejë dialogun për miratimin e reformës në drejtësi.