Stavileci: Ka prova të mjaftueshme për ta çuar Prizrenin në rivotim

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë se për shkak të manipulimeve në zgjedhjet e 19 nëntorit, PDK ka bërë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për rezultatin në Prizren, Rahovec dhe Klinë.

Lajme

01/12/2017 08:01

Ai ka thënë se PDK-ja ka deponuar prova të mjaftueshme, të cilat argumentojnë manipulimet që kanë ndodhur në këto komuna.

Stavileci ka deklaruar për “Epoka e re” se mbi bazën e këtyre provave, PZAP do të duhej të merrte vendim për rinumërim ose rivotim në Prizren.

Ai ka thënë se PDK-ja nuk do ta pranojë rezultatin në Prizren, pa u zbardhur e vërteta brenda kutive të votimit.

Sipas Stavilecit, kjo parti do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje, duke i shfrytëzuar të gjitha mjetet dhe rrugët ligjore.