Stamboll: Aksion i madh policor për kapjen e terroristit, angazhohen edhe helikopterë

Mediat turke kanë raportuar se policia në Stamboll ka nisur një operacion të gjerë, ku po marrin pjesë edhe helikopterët në lidhje me sulmin e kryer në natën e ndërrimit të moteve në klubin e natës “Reina” ku mbetën të vrarë 39 persona.

Bota

02/01/2017 21:48

Kanali televiziv turk “Haber turk” ka raportuar se policia ka reaguar pas njoftimeve që ka marrë sonte se i dyshuari për sulm ndodhet në Stamboll, transmeton lajmi.net.

Aksioni i madh policor po vazhdon ende në lagjen Zejtinburn në Stamboll. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Kjo është fotografia më e qartë deri tash e terroristit të Stambollit