Sqarohet këngëtarja e njohur serbe: Nuk u mbulova me para për t’i fyer të varfërit!

Jelena Karleusa ka thënë se nuk ishte mbuluar me dollarë për t'i fyer të varfërit.

ShowBiz

16/10/2018 11:52

Jelena Karleusa ka sqaruar përmes rrjetve sociale për mesazhin që ka dërguar kur u mbulua me para, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja e njohur serbe u shfaq me një stil të pazakontë, teksa ishte mbuluar me dollarë, detaj ky që kishte marrë vëmendjen e të gjithëve.

Karleusa kësaj radhe kishte zgjedhur një veshje provokuese me trupin përplot para, kurse në fokus kishte gjoksin.

Në rrjetin social Twitter, këngëtarja ka sqaruar se paratë nuk i kishte përdorur për t’i fyer të varfërit, por për të realizuar një fotosesion të ri.

Fansat e saj e komentuan atë se dukej si një yll i vërtetë botëror dhe se nuk kishin dyshim që koleget e saj do ta kopjojnë këtë stil. /Lajmi.net/