Spanjë: Aksidentohet autobusi, 14 studentë humbin jetën

Zyrtarët në Spanjë, thonë se si pasojë e një aksidenti kanë vdekur të paktën 14 persona.

Bota

20/03/2016 12:22

Autobusi i cili po barte studentët universitar ka pësuar një aksident shumë afër qytetit të Barcelonës, raporton lajmi.net.

Sipas raporteve të para, rreth 20 deri në 30 persona të tjerë janë lënduar.

Autobusi si duket është rrokullisur, pasi ka goditur një veturë, teksa ka qenë duke udhëtuar në autostradën mes të Valencias dhe Barcelonës.

spanje Spanjë

Studentët që ishin në këtë autobus ishin pjesë e programit Erasmus, dhe vinin nga vende tqë ndryshme të veropës.

Autobusi po barte 56 pasagjerë, sipas zyrtarëve në Kataloni.

Zyrtarët spanjollë thonë se numri i viktimave mund të rritet./lajmi.net