Spanja konfirmon qëndrimin kundër pavarësisë së Kosovës

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel García-Margallo, ka thënë sot se shteti i tij, asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Lajme

25/05/2016 14:47

Ai gjatë një takimin me ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Spanja mbështetë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, që sipas tij, nuk do ta njehë shkëputjen e Kosovës dhe pavarësimin e saj, transmeton lajmi.net.

Në këtë takim, Margallo ka thënë se Spanja këtë vit feston 100 vjetorin e marrëdhënieve bilaterale me Serbinë që, sipas tij, është një shtyllë kryesore që Spanja ka një qëndrim të tillë ndaj Kosovës.

Spanja do të jetë edhe njëri nga partnerët kryesor që do ta mbështesë Serbinë në integrimin evropian, ka thënë shefi i diplomacisë spanjolle. /lajmi.net