Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci në cilësinë e kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit ka thirrur seancën për sot, por ajo pritet të bojkotohet nga koalicioni fitues i cili ka kërkuar ende kohë për të dalë me propozim për kryetar të parlamentit.

Lajme

10/08/2017 07:29

Në ftesën e thirrjes thuhet se seanca konstituive e Kuvendit i vazhdon punimet të enjten, më 10 gusht 2017 në orën 10:00 në sallën e Kuvendit.

Ndërsa, në agjendën e seancës, është vetëm një pikë, sipas dokumentit: ‘Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”.

Në takimin e djeshëm konsultativ partitë politike nuk arritën marrëveshje për të vazhduar seancën konstituive të parlamentit në të cilën do të duhej të zgjidhej udhëheqja e tij.

Mungesa e votave dhe barrikadimi i subjekteve politike, po shtyn Kosovën drejt një krize të re politike të ngjashme më atë të tri vjetëve më parë që la vendin pa institucione për një gjysmë viti./ekonomia-ks/