Sot vazhdimi i senacës për “Grupin e Kumanovës”

Vazhdon sot seanca gjykuese për rastin e Kumanovës, ku janë të akuzuar 29 persona për terrorizëm në lagjen e trimave në Kumanovë ndërsa me 4 maj iu bashkua edhe lënda e grupit të logjistikës me 8 persona të akuzua për mbështetje logjistike për grupin të armatosur gjatë incidentit të armatosur më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në Kumanovë.

Lajme

31/05/2016 10:48

Për shkak të bashkimit të dy lëndëve gjykimi për rastin e Kumanovës do të rifillojë nga fillimi që do të thotë se që të gjithë dëshmitarët ose duhet të dëgjohen nga fillimi ose të lexohet dëshmia e tyre.

Pas bashkimit të lëndëve sencat u anulhuan disa here për shkak të mungesës së sallës, mos asistenca e policisë, por edhe pushimi mjekësor i gjykatësve. Për shkak të hapësirës së pamjaftueshme në Gjykatën e Shkupit, seanca duhet të mbahet në Gjykatën supreme.