Sot seanca për “Grupin e Kumanovës”

Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor për rastin e “Lagjes së Trimave” të Kumanovës, ku akuzohen 37 veta me akuzën për terrorizëm dhe një pjesë për përkrahje logjistike të grupit të Kumanovës.

Lajme

14/06/2016 10:48

Fluturimet e helikopterëve kanë prishur qetësinë mbi Shkup që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm, kurse forca të mëdha policore janë pozicionuar para gjykatës Supreme në Shkup, ku sot janë paraqitur për here të dytë para gjykatës pjesëtarët e Grupit të Kumanovës.

Në seancën e kaluar janë dhënë dëshmi tmerruese nga të akuzuarit, të cilët kanë thënë se rasti i 9 dhe 10 majit në Kumanovë është i montuar, janë paguar miliona euro dhe janë të involvuar edhe politikanë dhe zyrtarë të Maqedonisë dhe rajonit.