Sot seanca e parë, opozita rikthen gazin në Kuvend

Kuvendi i Republikës së Kosovës mblidhet sot për herë të parë në vitin 2016, por jo për të zgjedhur zëvendëskryeministrin, Hashim Thaçi, president të Kosovës. Opozita ka paralajmëruar se do të bllokojë punimet e Kuvendit me metoda të ngjashme sikurse gjatë sesionit të kaluar parlamentar.

Lajme

19/02/2016 07:50

Kështu të paktën kanë thënë disa nga deputetët e partive të koalicionit qeveritar dhe kështu bëhet e ditur në agjendën me 22 pika të rendit të ditës të Kuvendit të Kosovës, të publikuar më parë. Pikat e rendit të ditës kryesisht kanë të bëjnë me projektligjet që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave.

Ndërkohë, tri partitë opozitare, kanë paralajmëruar se nuk ka ndryshim qëndrimesh dhe veprimesh nga ana e tyre, derisa vendi të mos ketë shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Mbetet të shihet nëse seancat e Kuvendit të Kosovës edhe këtë vit do të vazhdojnë me gaz lotsjellës dhe mbajtje të seancave në sallën e improvizuar. /lajmi.net