Sot në Universitetin AAB, inagurohet teatri “Faruk Begolli”

Emrin e aktorit të famshëm shqiptar, Faruk Begolli, e ka marr Teatri i Universitetit AAB, i cili do të përurohet sonte në ambientet e këtij universiteti.

ShowBiz

31/03/2016 08:55

Ky teatër do të hapet me shfaqjen “Profesor, jam talent…” në regji të Luan Dakës, vazhdimësi e episodeve të mëhershme të komedisë së famshme me të njëjtin titull.

Në shfaqjen në fjalë luajnë Fatlume Bunjaku, Vjosa Malokaj, Vjollca Hoti, Adelina Zekolli, Valmir Krasniqi, Laureta Gashi, Arta Lahu dhe Furtuna Aliu.

Faruk Begolli lindi më 14 shkurt të vitit 1944 në Pejë, ndërsa vdiq më 23 gusht të vitit 2007. Ai ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme e Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare. Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të të Universitetit të Prishtinës, ku edhe punoi si pedagog i lëndës së Aktrimit.